Ronaldo synon një tjetër rekord historik

ronaldo-shpenzimi-0026-658x493.jpg

Cristiano Ronaldo ka kaluar Miroslav Klosen në listën e golashënuesve më të mirë në histori me Kombëtare.

Cristano Ronaldo pëlqen të shënojë gola. Nuk ka rëndësi nëse janë me fanellën e Realit apo Portugalinë, ai vetëm vazhdojë të shënojë dhe të thyejë rekorde.

Pak ditë pasi shënoi dy gola në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, Ronaldo ka shënuar një tjetër dy golësh të premten mbrëma, kësaj radhe me Portugalinë.

Ylli i Real Madridit shkëlqeu ndaj Letonisë duke shënuar dy gola, për të marrë primatin e të parit në listën e golashënuesve më të mirë në këto kualifikime, me 11 gola.

Pas këtyre dy golave, ai ka shkuar në kuotën e 73 finalizimeve me Portugalinë dhe renditet i treti në listën e golashënuesve më të mirë në histori me Kombëtare.

Ronaldo ka kaluar Klosen, i cili ka shënuar 71 gola me Gjermaninë dhe është vënë pas Sandor Kocsis të Hungarisë, që ka shënuar 75 gola për Kombëtaren, derisa golashënuesi më i mirë në histori është Ferenc Puskas (Hungari – Spanjë), i cili ka shënuar 84 gola.

Kështu, katër herë fituesi i “Topit të Artë”, që ka thyer shumë rekorde gjatë karrierës, po ashtu edhe gjate sezonit që lamë pas, është 11 gola larg rekordit historik me Kombëtare.

Komentet
Top