Rritet numri i të infektuarve nga Simnica, banorët frikësohen nga epidemitë

20430142_668339366695417_1740425685081671872_n.jpg

Fshatit Simnicë të Gostivarit po i kërcënohet epidemia. Pas vdekjes së dy pacientëve nga ky fshat, sot në Klinkën për Sëmundje Infektive në Shkup janë parnuar edhe tre persona të tjerë, duke e çuar në shtatë numrin e pacientëve me të njëjtat simptoma.
Drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, ku brenda 48 orëve vdiqën babë e birë për shkak të infektimeve, nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit.
Familjarët e të vdekurve besojnë se ata janë infektuar nga uji për pije. Edhe banorët e Gostivarit dhe vendbanimeve përreth shprehën të njëjtat dyshime.
Epidemiologët dyshojnë se të vdekurit janë helmuar nga ethet hemorragjike, ndërsa rezultatet e analizave pritet të dalin nesër.
Dje nga Klinika për Sëmundje Infektive – Shkup hodhën dyshimet se njëri nga shkaqet e vdekjes së pacientëve mund të jetë edhe pickimi nga rriqnat.

Komentet
Top