Rrugët e Hamburgut shëndrrohen në zona lufte – FOTO

hamburg-zone-lufte.jpg

Protestuesit janë ndeshur me policinë para mbajtjes së samitit të G20-ës në qytetin gjerman Hamburg.

Një stacion policor është djegur së bashku me disa ndërtesa tjera në qytetin gjerman Hamburg, ku krerët botërore do të mbajnë bisedime gjatë ditës së sotme.

Policia gjermane ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm stacioni i policisë është bërë cak i sulmuesve të dhunshëm, përderisa mijëra policë vërshojnë rrugët e qytetit për të mbikëqyrur protestat.

Demonstrators march as they try to breach the security zone during the G20 summit in the German city of Hamburg today

Kjo vjen pasi Bild ka raportuar se janë lënduar 111 policë në përballjet mes policisë dhe protestuesve, në marshin e quajtur “Mirë se vini në Ferr”.

Groups of demonstrators sat in the road ahead of today's crunch talks, which will see the leaders of the world's largest economies discuss a range of issues

Këtë mëngjes policia e Hamburg-ut ka përdorur ujin për të pastruar një bllokadë protestuesish para hapjes së samitit, shkruan tv21.tv.

Water cannons were used by police this morning after demonstrators held a blockade on streets surrounding the summit 

Policët kohë pas kohe kanë përdoruar ujin, gazin lotsjellës e shkopat në përballjet me protestuesit e dhunshëm. Rreth 100 mijë protestues anti-kapitalistë priten që të dalin në qytet sot.

Riot police clashed with protesters in Hamburg, where 100,000 demonstrators are expected to hold rallies today

Veturat e djegura janë dëshmi për dhunën para bisedave. Policia besojnë se rreth 8 mijë protestues janë të gatshëm që të bëjnë gjëra të dhunshme. Mbrëmë rreth 70 persona ishin lënduar.

A firefighter puts out a blaze inside a car during violence and arson in the German city which is hosting the crunch talks

Rreth 20 mijë policë nga e gjithë Gjermania janë dërguar në rrugët e Hamburg-ut. Ata do të përballen me rreth 100 mijë protestues.

Cars were set alight during angry scenes ahead of the G20 talks in the German city of Hamburg, where world leaders will discuss major issues including climate change and terrorism

CNN ka raportuar se qyteti është ndezur zjarr, dhe tymi ka mbështjellë qiellin e Hamburgu-t, teksa autoritetet kanë raportuar se janë përdorur koktej molotovi për të shkaktuar këtë gjendje.

Komentet
Top