Rummenigge befason Kukësin

auto_453813358-1446051642-8001497525139.jpg

Kampionët e Gjermanisë urojnë kampionët e Shqipërisë. Një mesazh vërtet shumë i vecantë ka mbrritur në kutinë postare elektronike, të ekipit të sapo shpallur kampion, Kukësit. E veçanta e kësaj letre është tek personazhi i cili e ka dërguar. Shefi ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl Heinz Rummenigge, i cili vlerëson maksimalisht suksesin e skuadrës verilindore, duke iu drejtuar Presidentit Safet Gjici dhe klubit të Kukësit për këtë arrijte historike, atë të fitimit të titullit kampion për të parën herë në historinë e tyre. Mesazhi është i shkurtër, por tejet i rëndësishëm, pasi pas tij qëndron një emër i madh i futbollit gjerman, sic është Rummenigge i cili është edhe numri 2, në kupolën drejtuese të klubit bavarez. Letra është postuar në faqen zyrtare nga Kukësi. Kampionët e Shqipërisë, kohë më parë mori një tjetër urim special nga presidenti i Fifas Gianni Infantino.

Komentet
Top