Sa bakshish duhet lënë?!

0-14.jpg

Lënia e bakshishit është një lloj kulture që ndryshon nga një vend të tjetrin por përgjithësisht, disa të holla pranohen në të gjithë botën për shërbimet që iu ofrohen klientëve.

Website britanitk PopSugar ka bërë një përcaktim të vlerës mesatare të bakshishit në Europë dhe sipas të dhënave duket se përgjithësisht lihet si bakshish deri në 10 % e totalit të faturës.

Disa vende e kanë të përfshirë shërbimin në faturë, të tjera e kërkojnë indirekt ose drejtpërdrejt. Ka vende në botë si p.sh Jordania ku lihet si bakshish 5-36 %, apo në Japoni ku mund edhe të merret si ofendim dhe të refuzohet.

Në Shqipëri, veçanërisht nga kamarierët, bakshishi është i shumëpritur, qoftë edhe në disa qindarka që lihen për një kafe e deri tek më të shumtat në restorante.

Personazhet e njohur janë edhe më të prirur për të lënë bakshish, në mënyrë që të bëjnë edhe një figurë të mirë në publik. Angela Merkel, për një faturë që ishte 49.20 cent, i dha 50 euro kamarierit në në restorantin “Maison d’Antoine” në Belgjikë.

Komentet
Top