Sa kushton Costa?

eden-hazard-diego-costa-chelsea_3429097-681x383.jpg

Sipas asaj që shkruan britanikja “Evening Standard”, Milan po vazhdon të punojë me klubin e Chelsea për të veshur Diego Costa me ngjyrat kuqezi. Hipoteza bëhet gjithnjë e më shumë reale, edhe në saj të “gjumit” që po kalon Atletico Madrid, që po vonon në bllokimin e sulmuesit në këtë sesion merkatoje, para se ta marrë përfundimisht në janar 2019. Në këtë mënyrë, Costa, bashkë me menaxherin tij Jorge Mendes, po shqyrton mundësitë e tjera.

“Kaltër” janë gati ta lejojnë largimin e sulmuesit spanjoll, që ka dalë jashtë projektit të Antonio Conte, por Fassone dhe Mirabelli nuk e çojnë ndërmend huazimin dhe Diego Costa do të vishet kuqezi vetëm nëse arrihet marrëveshja financiare për shitjen e plotë të kartonit. Chelsea kërkon 50 milionë paundë, rreth 55 milionë euro. Milan ka kërkuar kohë për t’u menduar, teksa po ndjek edhe pistat Aubameyang, Belotti e Kaliniç

Komentet
Top