Samsung konfirmon Gushtin për debutimin e Note 8

960x0-730x410.jpg

Të gjithë e dimë se Galaxy Note 8 po vjen… Samsung tha në fillim të vitit se Note 8 do të jetë padyshim pjesë e portofolit të produkteve të kompanisë për këtë vit.

Debutimi i Note 8-ës ka qenë gjithnjë një vendim taktik. Prezantimi i tij shumë herë do të linte hapësirë vëmendjes së publikut për iPhone 8-ën. Nëse shtyhej më vonë, Tim Cook dhe produkti i tij do të dominonin botën.

Shefi i Samsung Mobile Dj Koh gjatë një konference me gazetarët në Tajvan konfirmoi se Note 8 do të debutojë në fund të Gushtit dhe do të shitet gjatë Shtatorit raportoi Sammobile.

Koh tha se shitja do të bëhet në faza ku e para fillon në Shtator dhe e dyta në Tetor. Fundi i Gushtit përkon me evenimentin e spekuluar të 23 Gushtit në Nju York.

Ndërsa Note 8 nuk do të tundojë asnjë prej besimtarëve të Cook, ata që janë në mëdyshje për telefonin më të mirë pritet të bëjnë edhe zgjedhjen më interesante.

Komentet
Top