Samsung parakalon Intel, bëhet prodhuesi më i madh në botë i çipeve

0-12.jpg

Samsung Electronics pritet të raportojë tre mujorin më të mira financiar të kompanisë dhe shitjet e larta të çipeve të memorjes do ta pozicionojnë gjigandin Korean si prodhuesin më të madh në botë të semikonduktorëve duke lënë pas Intel.

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memorjes është ndër kompanitë të cilat po përfitojnë më shumë nga kërkesa në rritje për fuqi procesorike tek telefonët dhe serverat.

Ditën e Marte kompania u shpreh se do të investonte 18.6 miliard dollar në Korenë e Jugut për të zgjeruar kapacitet e dy fabrikave të saj të prodhimit të çipeve dhe ekraneve të telefonëve.

Gjigandi Korean është kompania e tretë më me vlerë në Azi dhe tashmë do të rrëzojë nga froni Intel për herë të parë që nga 1991.

Parashikohet që fitimi i kompanisë të rritet me 67% krahasuar me një vit më parë në 11.4 miliard dollar. Edhe shitjet e Galaxy S8-ës kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e të ardhurave.

Komentet
Top