Samsung parasheh profitin më të lartë në histori

0-59.jpg

Kompania pret të arrijë profit prej 12,1 miliardë dollarësh.

Samsung beson se në tremujorin e dytë të vitit 2017 se do të arrijë suksesin më të madh në histori.

Sipas parashikimeve të fitimeve, të publikuara sot, kompania jugkoreane pret të arrijë profit prej 12,1 miliardë dollarësh, me të hyra prej 52 miliardë dollarësh.

Pritet që të hyrat të kenë rritje prej 18 për qind në nivel vjetor, derisa rritja e profitit do të jetë 72 për qind në nivel vjetor.

Samsung nuk ka dhënë më tepër detaje për tremujorin aktual dhe ato do të dihen gjatë raportit financiar kah fundi këtij muaji.

Komentet
Top