Samsung prezantoi modelet e 2017 të Galaxy J3, J5 dhe J7

0-68.jpg

Pas një pritjeje të gjatë Samsung prezantoi ditën e sotme modelet buxhetore të linjës Galaxy J 2017 dhe konkretisht J3, J5 dhe J7. Të gjithë vinë me Android Nougat.

Duke filluar me më të mirin, Galaxy J7 2017 ka ekran 5.5 inç 1080p Super AMOLED dhe është rezistent ndaj ujit. Kamera frontale ka një sensor 13 megapiksel dhe telefoni vjen me konektivitetin modern USB-C.

Të dy modelet, J7 dhe J5 kanë skanerë të shenjave të gishtërinjve. Kamerat e pasme janë 13 megapiksel tek të dy telefonët ndërsa modeli 5.2 inç Galaxy J5 ka kamër frontale 5 megapiksel.

Fuqia kompjuterike është e njëjtë për të dy telefonët sepse bazohet në Exynos 7870 e madje kanë të njëjtën sasi memorjeje prej 16GB. Por J7 ka 3GB RAM ndërsa J5 2GB RAM.

Diferenca ka edhe në kapacitetin e baterisë kur J7 ka bateri 3,700 mAh ndërsa J5 3,000 mAh. Galaxy J5 del në shitje në fund të Qershorit për 280 Euro ndërsa Galaxy J7 në Korrik për 340 Euro.

Së fundit Galaxy J3 ka ekran 5 inç 720p Super AMOLED, procesor katër bërthamësh, kamër të pasme 13 megapiksel, kamër frontale 2 megapiksel dhe do të kushtojë 220 Euro.

Komentet
Top