Sanches trondit Milanin, zgjedh klubin e ri

Sanches-657833.jpg

Renato Sanches mund të transferohet në Chelsea gjatë kësaj vere.

Sipas Daily Telegraph, Chelsea ka bërë ofertë për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Renato Sanches.

Thuhet se gjatë ndeshjes miqësore mes Bayernit dhe Chelseas, Antonio Conte ka folur me Carlo Ancelottin për mesfushorin portugez.

Thuhet se klubi bavarez është i gatshëm ta liroj lojtarin, pasi nuk ka arritur të lërë gjurmë në ekip pas transferimit nga Benfica verën e kaluar.

Për Sanchesin interesim të madh ka shfaqur edhe Milan, por këta të fundit nuk kanë arritur marrëveshje me klubin gjerman.

Komentet
Top