Schweinsteiger: MLS pas 10 vitesh në një nivel me Bundesligën dhe Ligën Premier

auto_mlo1501663248.jpg

Ylli i Chicago Fire, Bastian Schweinsteiger, ka thënë se MLS do të jetë në nivel me Ligën Premier pas një dekade.

Gjermani foli para ndeshjes që yjet e MLS do ta zhvillojnë me Real Madridit në Soldier Field të mërkurën.

“Natyrisht, kampionati është i ri. Nuk ka histori të madhe sikurse kampionatet në Evropë, por do të jetë pas 10 vitesh në nivel, ndoshta njëjtë si Bundesliga dhe kampionati anglez. Do të ishte madhështore”, ka thënë Schweinsteiger.

Ylli gjerman në 17 ndeshja ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asistime.

“Shpresoj që kjo ta ndihmoj MLS-n që t’i arrijë nivelet e larta. Ka lojtar amerikan si Pulisic… këtu e nuk luajnë në Evropë”.

“Ky duhet të jetë qëllimi i Amerikës. Po mundohem të ndihmoj aq sa mundem”, ka thënë Schweinsteiger

Komentet
Top