Së shpejti takim Zaev-Ivanov? Shumica e përgatit garancinë

ahmeti-ivanov.jpg

Prej nesër social-demokratët do të jenë të gatshëm që presidentit Gjorgje Ivanovi t’ia dorëzojnë garancinë që ai e kërkoi për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, e pas këtij veprimi ata presin që kryetari i shtetit pa arsyetime të tjera t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit. Nga kjo parti thonë se ata janë të përgatitur edhe për opsionin në rast se kryetari vendos të mos e japë mandatin.

“Menjëherë sa të krijohen kushte, sa më shpejtë që të jetë e mundur atë që e kemi deklaruar në programin e qeverisë së re do t’ia përsërisim edhe zotëri Ivanovit. Me të vërtetë është koha që ai ta respekton Kushtetutën dhe menjëherë papritur ta japë mandatin për formimin e qeverisë”, tha Damjan Mançevski, nga LSDM.

Edhe Ali Ahmeti do ta mbështesë Zaevin në lidhje me garancinë për integritetin territorial dhe rendin kushtetues të vendit. Nga BDI thonë se presin që Ivanov ta respektojë Kushtetutën dhe ta japë mandatin. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, nga një panel diskutimi që ka të bëjë me punën në Kuvend tha se pret që punët ti kthehen normales pas formimit të Qeverisë së re.

“Shpresoj se me zgjedhjen time si Kryetar të Kuvendit, dhe me këtë edhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit, dhe së shpejti me formimin e qeverisë së re do të krijojmë kushte për fillim të procesit me të cilin ne si shtet dhe shoqëri do të kthehemi në rrugën e vërtetë”, u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të RM.

Nga BESA thonë se do të kyçen në të gjitha proceset për zgjedhjen e krizës politike, dhe thanë se do ta mbështesin Zaevin në lidhje me gjithçka që është brenda kornizave të Kushtetutës.

“Do të nënshkruhemi në Deklaratën e cila thotë se programi qeveritar do të jetë brenda kornizave të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë”, nga Lëvizja BESA.

Sipas disa informacioneve jo zyrtare përfaqësues të shumicës parlamentare do të shkojnë në Villa Vodno në një takim me Ivanovin. Afati për dorëzimin e mandatit ka filluar që nga dita kur u konfirmua se në kabinetin e Kryetarit ka arritur letra e dërguar nga ana e Xhaferit, pas së cilës ai kërkoi garanci ndërsa paralajmëroi se do të veprojë në pajtim me Kushtetutën.

Komentet
Top