Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis: Koreja e Veriut, kërcënim për paqen

0-120.jpg

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis shprehu dje në mbrëmje shqetësimet mbi kërcënimin që përbën Koreja e Veriut për paqen ndërkombëtare, duke e cilësuar programin e armatimit të regjimit komunist si rrezik aktual dhe të dukshëm.

“Kërcënimi më i rrezikshëm dhe më urgjent për paqen dhe sigurinë është Koreja e Veriut”, theksoi shefi i Pentagonit në një deklaratë të shkruar, para se të dëgjohet nga komisioni i Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Programi i armatimit bërthamor i regjimit është një rrezik aktual dhe evident për të gjithë dhe veprimet e regjimit, dukshëm të ilegalë në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, nuk janë zvogëluar pavarësisht sanksioneve dhe kritikave nga OKB-ja”, insistoi ai.

Megjithatë, James Mattis dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Joe Dunford paralajmëruan për pasojat shkatërrimtare që do të kishte çdo veprim ushtarak kundër Koresë së Veriut për gadishullin Korean.

Komentet
Top