Seksi? Për të humbur peshë, shpesh dhe me dëshirë

0-122.jpg

Me orë në dorë, në një orë seks burrat djegin mbi 100 kalori. Kjo gjë zbret mes 70 ose 90 kalori për sa u përket grave, pak a shumë sa një gjysmë ore shëtitje. Por seksi nuk është vetëm një cështje numrash sepse kur intimiteti është në kulm, prodhimi i hormoneve ka një rritje, ritmi kardiak përshpejtohet dhe lëkura merr një shkëlqim të ri.

Por nuk mbaron këtu – Për të humbur peshë, ja disa sugjerime për të përmirësuar gjimnastikën në shtrat.

Përpara pushimeve kush nuk do të dontë të lintë pas shpine ca kile të tepërta që e kanë mërzitur gjithë dimrin dhe tani duket një barrë e padurueshme? Të bësh gjimnastikë në palestër nuk është në aspiratatat tuaja më të mëdha, mund të provoni një gjimnastikë më të pëlqyeshme: kjo në shtrat. A ka ndonjë sugjerim? Ja zgjidhni!

You can leave your hat on – E kujtoni striptisten e paharrueshme të Kim Basinger në “9 javë e gjysëm”? Mirë , e dini që kur heqim rrobat konsumojmë rreth 12 kalori. Të luash me partnerin mund të jetë argëtuese dhe eksituese dhe për më tepër shumë e dobishme për linjat tona.

Mos nxito – Parapërgatitorët janë shumë të rëndësishëm: në fakt për ne duken të nevojshëm, mesatarisht rreth 20 min para se të arrihet orgazma. Mirë, e dini që në gjysmë ore përkëdhelje digjen rreth 100 kalori, një arsye më tepër për të mos shkuar menjëherë në fund.

Çështje pozicionesh – Pozicioni “amazon” të lejon të udhëheqësh partnerin dhe t’i japim ritmin tonë në takim, stimulon barkun dhe e lejon femrën të ndjejë kënaqësi të madhe. Nuk e kishit menduar kurrë? Keq! Një herë të vetme pranoni të jeni ju pjesa më aktive, do t’ju mahnisë të shihni që partneri juaj do të mbetet i pushtuar.

Ngopja me puthje – Zbulimet mbështesin që duke puthur është e mundur të konsumojmë 80 ose 100 kalori. Nuk e di për ju, por për mua puthja ndihmon bashkëpunimin në cift dhe forcon lidhjen: një mjekësi e përditshme kundër humbjes së dëshirës. Kurrë mos qëndroni pa puthje!

Jetoni traditën – Misionari është pozicioni juaj? Mirë, e dini që burrat janë të vetmit gjitarë që bëjnë dashuri duke u shikuar në sy. Sa për dietën, është vlerësuar që digjen 250 kalori në 10 minuta, jo keq!

Fjalëkalimi, të eksplorosh – Shpesh harrojmë që nuk ekzistojnë zona të trupit të ndaluara, të pista dhe të turpshme. Është e mjaftueshme të heqësh turpin dhe të eksploroni bashkë trupat me delikatesë dhe kuriozitet.

Më pëlqen në qoftë se lëviz – Atëherë: lëviz! Sic miqtë e “Madagascar” sugjerojnë, të futemi tëk lëvizja: gjatë seksit barku, gjoksi, krahët, këmbët, mollaqet janë të gjitha të nxitura. Të eksperimentosh pozicione të reja stimulon fantazinë dhe shumëfishon kënaqësinë.

Është ritmi që bën muzikë – Të shmangim futjen e kontrollit të lundrimit dhe të përqëndrohemi në një shpejtësi të vetme. Të variosh ritmin jo vetëm të lejon të djegësh më shumë kalori, të tonifikohesh dhe stërvitesh, por është gjithashtu e pëlqyeshme dhe argëtuese.

Përkëdhelje apo gërvishtje? – Në këmbë, të ulur, të shtrirë, nuk ka rëndësi: ndjeshmëritë në lëkurë janë gjithmonë shumë të mirëpritura. Përkëdheljet, puthjet, gërvishtjet rrisin kënaqësinë dhe përfshihen nga pikëpamja emocionale.

Merr frymë – Frymëmarrja e duhur nuk është e rëndësishme vetëm në palestër, por edhe në intimitet. Përfitimet? Lëkura është oksigjenuar, muskujt relaksohen e lejojnë të marrin edhe më shumë kënaqësi sesa trupi jonë mund të na dhurojë.

Komentet
Top