Sela i përgjigjet Gruevskit: Të larguam nga “froni”, do të përfundosh në Shutkë

Selaa-583x330.jpg

Pas deklaratës së Gruevskit se Sela nuk do të largohet nga qeveria e Zaqevit edhe për këtë vë bast, i është kundërpërgjigjur Ziadin Sela. Më poshtë letra e Selës:

Ne të larguam nga “froni”. Sukseset tona do ti ndjekësh nga Shutka!

Personi që realizoi skenarin e dhunshëm të 27 Prillit, tani prej opozite po mundohet të gjoja të prish punë dhe të provokojë politikisht kryetarin e Lëvizjes për Reforma.

Po ia bëjmë të qartë këtij personi, se qëndrimin e Lëvizjes për Reforma dhe Ziadin Selës në qeveri nuk mund as ta diktojë e as ta vendosë ai. Ndërsa e kundërta ishte me të. Ishte Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët, ata që e larguan Gruevskin dhe partinë e tij nga qeveria, është Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët faktori kryesor që Gruevski nuk është sot Kryeministër.

Dhimbja është e madhe për ju.

Akoma nuk mund ta përtypni humbjen dhe rënien nga “froni”.

Po ju tregojmë edhe diçka. Ligji për Gjuhën Shqipe do të kalojë, ndërsa juve ju ftojmë të vendojmë bast për fitoren e radhës, për shpejtë kohë të Ziadin Selës dhe Lëvizjes për Reforma, të cilën ju dhe klani juaj do ta ndiqni nga Shutka, ku do të përfundoni së shpejti.

Komentet

0 thoughts on “Sela i përgjigjet Gruevskit: Të larguam nga “froni”, do të përfundosh në Shutkë”

  1. Muhameti says:

    10% eshte i shkruar bardh dhe zi, po ku merr vesh nje fshatar i vices, shipkovices ose i gajres per 10 % dhe menyrat manipulative te BDI-se? Derisa ata e duan Xhevat Ademin, i cili merr udhezime nga mjeket shqiptar ne spitalin e Tetoves ne gjuhen maqedone dhe per te njejten nuk ka gajle ama hic, bile as nuk reagon se ne dore mban gjuhe kirilice, cfar do me shume!

    Jo se ka parti tjera qe do luftonin si duhet, mirpo keta te BDi-se jane me sllavo-maqedonas se vet preardhja e tyre. Do vije drite me e mire per shqiptaret, por gjithsesi jo nga BDI-ja!

    Prandaj, o Xhabiro futja direkt dhe thuaja si burr “oj BDI nhall ije”, sepaku personat si ti duhet ta kene guximin!

  2. dardan says:

    Xhabir Amet mjaft eshte duke shkru, po ku jane analistet tjere dhe njerezit e pendes !!!…

Top