Sela komenton takimin Ahmeti- Thaçi ( VIDEO )

sela-4.jpg

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela sot ka mbledhur kryesinë qendrore të partisë së tij në Tetovë për të vendosur se kush do të zë vend nëpër kabinetet ministrore.
Kjo mbledhje është thirrur vetëm një dit pas takimit mes liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe kreut të PDSH-së Menduh Thaçit.
Sela para kamerës se TV21 tregoi arsyen se përse e ka mbledhur kryesinë por kur u pyet për takimin e Ahmetit dhe Thaçit pati çfarë të thotë.
Ai i përgëzoi dy krerët e partive më të vjetra që këtë takim e kanë bërë publikisht, duke shtuar se Ahmeti dhe Thaçi takohen vazhdimisht fshehurazi ( prapa kamerave). Sela vazhdoi edhe më tutje duke thënë se Menduh Thaçi nuk ka çfarë të përzihet në pikat e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare pasi që nuk është nënshkrues i së njejtës. Sela ‘ rikujtoi se Thaçi deri dje as që e ka njohur këtë Deklaratë. “Gjithçka mund të ketë qenë por jo takim mes qeverisë dhe opozitës” tha Ziadin Sela, kryetari i LR-PDSH-së.

Lëvizja për Reforma në PDSH ka vendosur se kush do të jetë bartës pozitave në eshalonin e dytë dhe të tretë të qeverinë e re, të drejtuar nga kryeministrit Zoran Zaev.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, zëvendësministër i ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të jetë Remzi Memedi, zëvendësministër në ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale, Elmi Aziri dhe zëvendësministre e punëve të jashtme, Arta Toci.

Komentet
Top