Shaqiri shqetëson…

87068802_shaqiripa.jpg

Futbollisti më i mirë shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka pasur ditë të keqe në përballje me Arsenalin, për faktin se ai u lëndua në minutën e 25-të dhe u detyrua të largohet nga fusha. Stoke City triumfoi me rezultat 1:0, duke iu falënderuar golit te Jese në minutën e 47-të.

Lëndimi i Shaqirit pa dyshim se shqetëson jo vetëm klubin e Stoke Cityt, por edhe kombëtaren e Zvicrës, e cila me 31 gusht do të takohet me Andorrën, kurse me 3 shtator ndeshet me Letoninë, ndeshje të vlefshme të xhiros së shtatë të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Duhet theksuar, se Shkodran Mustafi e Granit Xhaka luajtën standardë për Arsenalin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 79-të. Arsenali renditet në vend të 11-të me 3 pikë, sa ka edhe Stoke dy pozita më poshtë.

Komentet
Top