Shenjat që tregojnë se e keni gjetur shpirtin tuaj binjak

pleasing-couple-love-hug-wallpaper.jpg

Është shumë e lehtë të përshtatesh me shumë njerëz. Por që dy njerëz të plotësojnë njëri-tjetrin në të gjitha kuptimet e mundshme është shumë e vështirë, sidomos në ditët e sotme. Prandaj është shumë rastësi gjetja e shpirtit binjak, e cila mund të ndodh vetëm një herë në jetë. Kështu që referuar monologut të famshëm spiritual “La mente es maravillosa”, këto janë shenjat që tregojne se e keni gjetur shpirtin tuaj binjak. Kështu nëse dikush i ka këto karakteristika në raport me ju, atëherë mbajeni fort njëri-tjetrin.
– Shpirti juaj binjak nuk është e thënë të jetë partneri juaj. Të mos ngatërrohemi. Mund të jetë miku juaj, një i afërm apo edhe i dashuri, pra dikush me të cilin keni një lidhje shumë të fortë shpirtërore.
– Ju duket sikur e keni njohur njëri-tjetrin prej një kohe shumë të gjatë dhe kuptoheni menjëherë.
– Keni të njëjtat vlera dhe pikëpamje për jetën.
– Shihni veten në pasqyrë tek ai/ajo.
– Së bashku ju jeni më shumë sesa kreativë.
– Nuk është aspak nevoja që të ndryshoni njëri-tjetrin.

Komentet
Top