Shkëndija bartëse për rrethin e tret, sot mëson kundërshtarin

0-105.jpg

Fitorja e djeshme e Shkëndijës me rezultat 3:1 ndaj Helsinkit në kuadër të rrethit të dytë eliminues të Ligës së Evropës, i jep mundësi ekipit kuqezi që të shpresojë që me një këmbë është në rrethin e tretë. Sigurisht se çdo rreth i kaluar sjell edhe kundërshtarë më të fortë, ndërkohë ekipi nga Tetova nëse e kalon Helsinkin do të jetë në grupin e ekipeve bartëse. Si kundërshtarë të mundshëm të Shkëndijës do të jenë fituesit nga këto duele, Norçeping – Trakai, Gabala – Bjallstok, Sllovan – Lingbi, Shturm – Mlladost dhe Osijeku – Lucerni.

Ndërkohë Rabotniçki edhe pse me barazim (1:1), nga ndeshja e parë me Dinamo Minskun, nëse eventualisht e kalon rrethin e tretë do të ketë për kundërshtarë të mundshëm këto ekipe: Zhelezniçar – AIK, Ostende, Trençin – Bnei Jehuda, Kork Siti – Larnaka, Valur – Domzhale, Liepeja – Suduva. Shorti për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës do të jetë në orën 13:00.

Komentet

0 thoughts on “Shkëndija bartëse për rrethin e tret, sot mëson kundërshtarin”

  1. gv says:

    Allahi te dhasht edhe ty shendet dhe suksese edhe me te mdhaja o njeri i madh perparimtar. Ti ke nderu ndermarjen e pare boterore shqiptare ! Te lumt vazhdo, tash ke obligim te pergatisish menaxhera te rinj qe edhe ata te krijojn ndonje ndermarje te madhe boterore, mos prit qe ekonomistet e diplomuar ne Univerzitetet nga gjirokastra e deri ne mitrovic te behen menaxher boteror ata mund vetem te behen rektora profesora po te atyre univerziteteve !

    Me nderime te lumt Destani !

Top