Shkëndija firmos me tre lojtarë të talentuar !

auto_Kontrata-profesionale-akademia-featureedd11497617227.png

Sulmuesi anësor Ilas Çilafi nga shkolla e futbollit Shkëndija, si dhe portierët Bekim Rexhepi e Artan Iljazi kanë firmosur kontrata profesionale me “kuqezinjtë”. Shkëndija mendon seriozisht për të ardhmen dhe në këtë drejtim siguron firmën e tre talentëve të ri. Në përgatitje e sipër të skuadrës për përfaqësimi në eliminatoret e Liga Evropës, si dhe për sezonin e rradhës, “kuqezinjtë” firmosin me tre emra premtues, Çilafi, Rexhepi dhe Iljazi. I pari është sulmues krahu, 19-të vjeçar që sezonin e fundit doli kampion me ekipin U 19 të Shkëndijës, ndërsa falë paraqitjeve të mira iu dha shansi të debutojë në ekipin e parë në takimin e fundit me Pelisterin.

Ai tani rekomandohet në skuadrën e Qatip Osmanit, firmos kontratë tre vjeçare, ndërsa nëse zhvillohet me ritmin e pritur pritet të rritet në futbollistë shumë cilësorë. E njëjta vlen për dy portierët që afrohen në skuadër si premtues për të ardhmen. 20-të vjeçari Bekim Rexhepi vjen nga Teteksi ku la pas sezon shumë të mirë në Ligën e Dytë, ndërsa parashihet si reprezentues i Maqedonisë U 21 për ciklin e ardhshëm kualifikues. Ai është lidhur ne kontratë dy vjeçare. Ndërkohë Artan Iljazi firmos për tre vite, vjen nga Milano e Kumanovës dhe është 17-të vjeçar. Në raport me moshën që ka, posedon fizik dhe cilësi shumë të larta dhe Shkëndija e bën të vetin, duke shpresuar të vazhdojë zhvillimin në vitet në vazhdim kur fillimisht do të stërvitet me ekipin e parë, ndërsa do të luajë me ekipin U 19 të Shkëndijës. Që të tre janë pjesë e ekipit në përgatitjet në Slloveni, ndërsa Çilafi dhe Rexhepi kishin minuta në takimin e parë kontrollues.

Komentet
Top