Shkëndija përforcon mbrojtjen – FOTO

0-174.jpg

Olsi Teqja do të vishet kuqezi, pasi mbylli kontratën me Tiranën.

Mbrojtësi 28-vjeçar ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me Shkëndijën e Tetovës dhe ka qenë trajneri Qatip Osmani, ai që këmbënguli për ta patur në skuadër dhe në këtë repart do të gjejë Ardjan Cuculin, një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar.

Për Teqjen kishte oferta dhe nga Partizani, por ky kalim nuk u bë i mundur për shkak se tifozët i ushtruan presion klubit, për të mos e berë të vetin një lojtar nga rivalët e Tiranës.

Edhe Kukësi e kërkoi me ngulm mbrojtësin për ta patur në skuadër, si një alternativë jo vetëm për kupat e Europës por edhe për edicionin e ri.

Komentet
Top