Shkëndija sot kërkon play off-in – VIDEO

Osmani-Hasani-shkendija.png

Skuadra e Shkëndijës, sot, kundër skuadrës së Trakait nga Lituania, do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të tretë eliminator në Ligën Evropa. Edhe pse humbën sfidën e parë me rezultat 2-1 dhe do të jenë pa Ardian Cuculin dhe brazilianin Zhunior, “kuqezinjët” nga Tetova besojnë se do të përsërisin suksesin e vitit të kaluar, kur u kualfikuan në garat e plej offit. Trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani nw takimin me gazetarwt u shprehwn optimist se do të kualfikohen në raundin tjetër, duke theksuar se kanë respekt të veçantë për skuadrën nga Lituania. Pwrballja Shkëndija – Trakai, do të zhvillohet të enjtën në stadiumin “Mladost “ në Strumicë, në orën 17.00.

Komentet
Top