Shkëndija superiore, kalon në “Play-off” – VIDEO

shkendija-696x432.jpg

Shkëndija e Tetovës është skuadra e parë shqiptare që kalon turin e tretë eliminator të Europa League, duke shkuar në “play-off” të këtij kompeticioni. Në ndeshjen e parë në Lituani, tetovarët ishin mundur 2-1 nga Trakai dhe gjatë gjithë pjesës së dytë vuajtën, pasi luajtën me 9 lojtarë. Por sot tetovarët kanë fituar pastër 3-0 dhe janë kualifikuar për më tej.

Shkëndija e ka nisur mirë ndeshjen, duke ushtruar presion për të gjetur avantazhin. Megjithatë, goli i parë ka ardhur në minutën e 29-të, me autor Ibraimin, që gjuan në hyrje të zonës. Në minutën e 42-të Hasani shënon një supergol me goditje dënimi nga 25 metra. Tifozët tetovarë kanë thirrur të kor emrin e “Ballist Morinës” në shumë momente.

Me 2 gola në avantazh, Shkëndija në pjesën e dytë thjesht ka administruar rezultatin, duke mos dashur të pësojë gol. Në minutën e 72-të miqtë mbeten dhe 10 futbollistë, pas ndëshkimit të një lojtari me karton të kuq. Në fundin e ndeshjes Shkëndija shënon edhe golin e tretë, duke mos rrezikuar aspak. Është sërish Hasani që ndëshkon lituanezët. Mbyllet 3-0 dhe Shkëndija përsërit suksesin e një viti më parë, duke shkuar në “play-off”.

Komentet
Top