Shkëndija tenton transferimin e Bakajt?

222222Shkëndija-tenton-transferimin-e-Bakajt-750x430.jpg

Shkup, 27 korrik – Ish-sulmuesi i Vllaznisë në gjysmën e sezonit të kaluar, Elis Bakaj, për momentin është një lojtar i lirë dhe në kërkim të një aventure të re. Pasi dështoi kalimi te Flamurtari i Shpëtim Duros, “Supersport” ka bërë publik lajmin për një transferim të mundshëm të sulmuesit në kampionatin izraelit. Bëhet fjalë për 3 ekipe nga Izraeli që interesohen për shërbimet e 30-vjeçarit. Një interesim për Bakajn ka shfaqur edhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës, e cila synon të fitojë këtë sezon titullin kampion në kampionatin maqedonas. Në rast kalimi te Shkëndija,ai do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës te Tirana, Olsi Teqja.

Komentet
Top