Shkupjanët, artistët, futbollistët në ndihmë të Fetahut – VIDEO

fetahu.png

Përveç rrjeteve sociale, fotografia e Fetahut 10 vjeçar nga Tetova u shfaq edhe në rrugët e Shkupit. Unioni Studentor Shqiptar, organizoi në tre lokacione grumbullim të parave me moton “Ta ndihmojmë Fetahun”. Organizatori i kësaj iniciative tha se interesimi i personave human po rritet.

“Duke e parë që kriza ekonomike në familjet e tyre i kishte prekur çdo sferë të jetës së tyre dhe pjesën e zhvillimit arsimor të djalit 10 vjeçar. Brenda kufijve tona e pamë të arsyeshme që të dalim në tre lokacione, për të bërë grumbullimin e mjeteve, jemi këtu para Universitetit të Evropës juglindore, ku lokacioni tjetër është në çarshi të vjetër afër Zeginit si dhe tek kompleksi Çarçanja”, u shpreh Egzon Shabani, Kryetar i Unionit Studentor.

Përveç qytetit të Shkupit edhe në Gostivar janë mobilizuar edhe disa banor të për ti ndihmuar djaloshit 10 vjeçar.

“Ne vendosëm si grup shokësh që të marrim iniciativë për ta ndihmuar Fetahun e vogël me familjen e tij. Kjo iniciativë do të shkon nëpërmjet një organizatës jo qeveritare “Euro Protek”. Iniciativa është me të vetmin qëllim shkaku i asaj që të ndihmojmë njëri tjetrin”, tha një banor i Gostivarit.

Për të ndihmuar Fetahun është solidarizuar edhe Klubi i futbollit të Gostivarit. Ky ekip sot zhvillon ndeshje me Vardarin e Forinës, ndërsa të hollat nga biletat që do të shiten do të dhurohen në ndihmë të Fetahut.

Rasti i vogëlushit preku edhe personat e famshëm, të cilët lajmin për ndihmë e shpërndan në rrjetet sociale.

Komentet
Top