Shokohet qyteti: Prifti kapet duke çuar në motel vogëlushen 13-vjeçare

auto_Screen-Shot-2016-05-26-at-10.39.21-AM-800x4301501664810.png

Një prift 55-vjeçar, i cii është gjithashtu edhe kreu i një shkolle katolike, ka tronditur mbarë qytetin pasi u kap duke çuar një vajzë 13-vjeçare në motel.

Arnel Fuentes Lagarejos, ish prifti i famullisë në një qytet filipinas dhe president i Kolegjit Katolik “Cainta’ është akuzuar për abuzim seksual me fëmijët.

Mësohet se prifti kishte përdorur rrjetet sociale për të takuar të voglën, pranë një qendre tregtare, raporton “The Independent”.Ai pagoi 7.49 dollarë për ta hipur vajzën në makinë.

Por falë ndërhyrjes së policisë prifti u kap disa metra para se të mbërrinte në hotel, shkruan syri.net. Ngjarja e rëndë është parandaluar nga nëna e vajzës, pasi vogëlushja kishte folur për abuzimet e vazhdueshme seksuale të priftit me punëtorët socialë.

Ata më pas kishin njoftuar nënën e saj, e cila shkoi menjëherë në polici.

Prifti përballet tashme me akuza për shkeljen e Ligjit kundër Trafikimit të Qenieve dhe është shkarkuar nga të gjitha detyrat

Komentet
Top