Shpikja e pejanit që po shëron mijëra pacientë (Foto/Video)

Ismajl-Mulaj-foto-05-1-1024x575.jpg

I vendosur afër derës në një dhomë të qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Pejë, një aparat me disa gypa tani është shpikja më e re e dokumentuar edhe në letra. Ky aparat quhet ‘Inhalator’ dhe është shpikje e qytetarit nga Peja, Smajl Mulaj.

Smajli, baba i pesë vajzave, me profesion elektricist, punon që nga viti 1999 në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Pejë ku mirëmban pajisjet elektrike. Kjo punë që bënë në këtë qendër e kishte shtyrë Smajlin të shpikte këtë aparat pasi që kishte parë dobësinë e aparateve të llojit të tillë që gjenden aty.

“Punoj në Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare që nga viti 1999 si mirëmbajtës i pajisjeve elektrike. Gjatë punës që kam bërë tek aparatet kam bërë edhe një shpikje, inhalator. I kam parë dobësitë e aparateve të vegjël dhe më ka lindur ideja ta punoj një pajisje tjetër, inhalator me funksion më të mirë. Koha për ndërtimin e këtij aparati ka qenë një muaj deri në një muaj e gjysmë deri sa i kam gjetur elementet lidhëse”.

Edhe pse Smajli kishte ndërtuar këtë aparat ai nuk e kishte ditur që ndërtimi i tij ishte shpikje e re, derisa e kishte dërguar në këtë qendër.

“Unë e kam punuar por se kam ditur që është shpikje e re. Pasi që e kam sjell këtu drejtori më këshilloj që t’i përgatis dokumentet për patentim e pastaj pas një viti e gjysmë më ka thirrur MTI dhe më ka jep dokumentin e patentimit. Edhe pse në fillim e kanë pritur me rezerva këtë gjë në MTI më pas më kanë dhënë udhëzimin administrativ dhe çdo detaj i këtij është i cekur në udhëzim. Kështu Agjensioni për pronësi industriale pasi ka parë udhëzimin e ka vërtetuar si shpikje. Nuk kam marr asnjë shpërblim por kam vetëm vendimin për njohje të patentës me datë 2.11.2015, ndërsa certifikata është lëshuar me 5.11.2015”, ka thënë ai duke shtuar se familjarët e tij ishin gëzuar kur kishin kuptuar se ai ka bërë një shpikje.

Smajli thotë se ky aparat të cilin e kishte shpikur ka efekt shumë më të mirë sesa inhalatorët tjerë, dhe sipas tij këtë gjë e kanë vërtetuar edhe vetë pacientët dhe mjekët.

“Ky inhalator është më i mirë se ata tjerët sepse avullin e ka më të dendur dhe është më efektiv që po vlerësohet nga mjekët dhe pacientët. Është për katër pacient dhe ata nuk kanë nevojë të presin në radhë. Ky funksion njësoj sikurse aparatet tjera të zakonshme por efektin e ka më të mirë. Avulli i tij është gjithmonë konstant ndërsa tek aparatet tjera valë–valë. Tani edhe pacientët e din që ky aparat është shpikje dhe kanë dëshirë ta bëjnë inhalimin me të. Janë mbi 2000 pacientë që kanë bërë inhalimin këtu ndërsa nuk ka ndonjë kufizim se sa mund të ketë jetëgjatësi sepse tani bëhen tri vite që është në përdorim ndërsa inhalatorët e tjerë dobësohen shumë shpejt”, është shprehur ai.

Ndonëse Smajli ka marrë patentën për këtë aparat, ai thotë se është edhe një hap që duhet bërë e që është tejet i rëndësishëm për këtë.

“Hapi i radhës për të vazhduar për këtë inhalator duhet mbrojtja ndërkombëtare e patentës e cila ka një kosto që për mua është e papërballueshme mbi 10 mijë euro, dhe për këtë kam bërë kërkesë por nuk kam mbështetje. Në Kosovë e kam mbrojtjen për 20 vite por nëse unë nuk e siguroj këtë mbrojtje dikush mund të ma vjedh idenë dhe ta përvetësoj e ta bëjë në ndonjë vend tjetër. Dhe, nëse e marr këtë mbrojtje unë kam menduar të prodhoj edhe të tjerë ndërsa për të dal në treg ky aparat kosto do të kishte 500 euro që do të mbulonte shpenzimet e prodhimit”, ka deklaruar ai duke treguar se kishte bërë kërkesë edhe tek kryetari për ta mbështetur.

Ka bërë disa kërkesa në MASHT tek departamenti për shkencë dhe teknologji për mbështetje, por s’ka marrë ndonjë përgjigje.

“Më duhet mbështetje që të vazhdoj tutje dhe jo vetëm për këtë aparat sepse unë kam bërë edhe një pajisje tjetër që është filtër i madh për parandalimin e ndotjes për Obiliq, rafineritë që kanë ndotje të madhe, shkritoret e ndryshme.

Ai ka aplikuar më 20.02.2017 dhe ende është duke pritur përgjigje, për lëshimin e patentës së këtij filteri që quhet “Ekosistem”, dhe bënë të ditur se ende nuk është vënë në përdorim sepse duhet mbështetje shumë e madhe nga shteti

Shpikja e pejanit që po shëron mijëra pacientë

Shpikja e pejanit që po shëron mijëra pacientë

Posted by Arbresh.info on Montag, 19. Juni 2017

Komentet
Top