Shqipëria shiste marihuanë që nga koha e Enver Hoxhës

kanabis-16-933x445.jpg

Në një vit, në mes të vitit 2015 dhe 2016, prej rreth 360.000 koshereve në vend, mbi 142.000 nuk kanë arritur t’i mbijetojnë dimrit të vitit 2016! Kjo është diçka e paparë! Dhe, më tragjike është fakti se mijëra familje shqiptare tradicionale jetojnë falë mjaltës, e cila është e njohur si një nga më të mirat në botë (bashkë me mjaltën e Jemenit). Natyrisht, të gjithë mundohen të kuptojnë. Është e vërtetë se dimri ka qenë i ashpër, është gjithashtu e vërtetë se bletët janë sulmuar nga kafshimet e insekteve, kundër të cilave bletarët shqiptarë nuk kanë mjete të mjaftueshme për të luftuar, sepse këto produkte janë tepër të shtrenjta. Por, ky fenomen nuk mund të shpjegohet vetëm nga moti dhe nga mungesa e mjeteve përkatëse.

Shkaktarë: kultivimi i kanabisit

Në fakt, është një arsye tjetër që shpjegon një vdekshmëri të tillë: kultivimi i kanabisit! Në vitet e fundit Shqipëria është bërë prodhuesi i parë evropian i kanabisit në botë, duke lënë pas Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë. Flitet për qindra hektarë!

Për të dhënë një ide, në vitin 2016, policia shqiptare, e ndihmuar nga policia italiane, shkatërroi një milion e gjysmë rrënjë kanabisi! Për të prodhuar kaq shumë, shqiptarët përdorin me tona pesticide të ndaluara, dhe këto pesticide i shkatërrojnë bletët.

Prandaj, edhe flitet për kërdi. Dhe, kjo nuk është gati për t’u ndaluar. Së pari, për shkak se importuesit kryesorë të kanabisit shqiptar, pra Italia, Franca dhe Gjermania, nuk kanë ligjëruar seriozisht mbi këtë temë, duke i hapur rrugën mafisë. Ky prodhim është i përshtatshëm, për shkak se duhet të kalosh vetëm përtej Adriatikut për të arritur në Itali. Pra, del të jetë shumë më pak e komplikuar se importimi nga Maroku. Së fundi, edhe një arsye: ky zhvillim bëhet edhe për shkak se fshatarët shqiptarë kanë fituar ekspertizë në këtë fushë, raporton albinfo.ch.

Sa për kujtesë, Shqipëria ka qenë prodhuese e kanabisit gjatë epokës komuniste të Enver Hoxhës. Vendi ishte një nga më të izoluarit në botë, por eksportimi i kanabisit ishte megjithatë i ligjshëm, veçanërisht në Zvicër dhe në industrinë e saj farmaceutike.

Pra, në përmbledhje, bletët dhe bletarët shqiptarë janë viktima të shpërthimit të kultivimit të kanabisit dhe të përdorimit masiv të pesticideve, por edhe të mafisë lokale dhe të hipokrizisë së vendeve konsumatore, ku Franca zë vendin e parë në Evropë si konsumatore e kësaj bime.

Komentet
Top