Shqiptari gjen kuletën e mbushur me euro të turistit gjerman dhe e dorëzon – FOTO

euro-11499850570-1.jpg

Një veprim i rrallë dhe për t’u marrë shembull nga të gjithë është raportuar nga Pogradeci. Një qytetar ka gjetur portofolin e një qytetari gjerman dhe e ka kthyer pas të paprekur.

Portofoli kishte brenda 1.100 € dhe dokumentet e gjermanit, patentë, kartë ID e pasaportë.

Qytetari në fjalë quhet Azem dhe është me origjinë nga Kukësi.

Azemi u bë lajm në vitin 2014-të kur INUK i prishi lokalin që ai kishte ndërtuar buzë liqenit të Ohrit, teksa qëndroi brenda ndërtesës i ngujuar për 2 ditë me radhë bashkë me familjen sepse pretendonte se shteti nuk e kishte dëmshpërblyer për vlerën reale të pronës.

Komentet
Top