Shqiptari nga Gostivari zgjidhet studenti më i mirë i vitit në Maqedoni

18893420_645273429002011_119432745711780018_n.jpg

Në një ceremoni të organizuar nga presidenti i shtetit, George Ivanov, Leart Taravari pranoi Unazën Inxhinjerike, njofton Flaka. Kujtojmë që brenda muajt me një solemnitet rasti të organizuar në amfiteatrin e Fakultetit të ndërtimtarisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, të hënën, Institucioni inxhinierik i Maqedonisë dhe Oda e arkitektëve dhe ndërtimtarëve të autorizuar, Lerat Taravarit nga Gostivari, shpalli si student më të mirë të diplomuar me note mesatare 9,90, njofton Flaka.Si student i gjeneratës, Lerat Taravari do të jetë bartës i “Unazës së artë inxhinierike”, ndërsa atë në një ceremoni solemne në vilën “Biljanini izvori” në Ohër, do t’ia dorëzojë personalisht presidenti i shtetit, më 6 qershor të këtij viti.Mendoj se kemi bërë përzgjedhjen e duhur që u përcaktuam të merremi me ndërtimtari, sepse ndërtimtari është një ndër profesionet më fisnike dhe ajo do të ekzistojë përderisa do të ekzistojë njerëzimi. Ky çmim për mua paraqet jo vetëm një privilegj, por edhe një obligim për përsosje të mëtutjeshme në profesion, përkushtim në punë dhe dhënie kontribut në ngritjen e cilësisë së ndërtimtarisë dhe barazim të saj me vendet e zhvilluara evropiane. Ky sukses do të jetë motiv për mua që të punoj me përkushtim për një të ardhme më të mirë”, theksoi Taravari, para kolegëve, profesorëve dhe të pranishmëve të tjerë të ftuar në këtë ceremoni me rastin e pranimit të çmimit.Trajektoren e rrugëtimit të tij nëpër botën e shkencës ai e përshkroi me dy fjalë: “Ambicie dhe Qëndrueshmëri, vlen të ndiqet!”Me një notë mesatare 9.90, që është një ndër pesë mesataret më të larta, sipas sistemit klasik 5 vjeçar, që prej ekzistimit të Fakultetit të ndërtimtarisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Leart Taravari diplomoi në moshën 21 vjeçare. Në historinë 63 vjeçare të Fakultetit të ndërtimtarisë, Learti është shqiptari i parë që shpallet student i gjeneratës për vitin akademik 2015/2016.Vlen të theksohet se ing. Leart Taravari ka spikatur me dije që nga shkolla fillore dhe e mesme, si fitues i shumë çmimeve në gara republikane, ndërsa në garat ballkanike të matematikës të mbajtura në Rumani në vitin 2010, fitoi medaljen e bronztë.Për angazhimet e tija në të ardhmen ing. Taravari ekskluzivisht për Flaka, bëri të ditur se nga ky vit akademik do të punojë si demonstrator në Fakultetin e ndërtimtarisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi dhe si asistent në Universitetin “Nënë Tereza”. Ndërsa paralel do të ndjekë edhe studimet pasdiplomike.

Komentet
Top