Shqiptari zgjidhet studenti më i mirë në një kolegj të Nju Jorkut – VIDEO

ss_1496992110-6320055.jpg

Studentët shqiptarë vazhdojnë të arrijnë rezultate kudo që studiojnë. I tillë është Arber Sejdiu i cili është zgjedhur si studenti më i mirë i gjeneratës së të diplomuarve në 2017 në drejtimin e Psikologjisë në kolegjin Saint Francis të Nju Jorkut.

Arbëri ndër të tjera ishte anëtar i shoqërisë Duns Scotus, president i Klubit të gjuhës angleze në këtë kolegj dhe kryeredaktor i revistës studentore të këtij kolegji.

Gjithashtu gjatë studimeve ishte vullnetar i Kryqit të Kuq. Në vazhdim të shkollimit të tij në mjekësi Arbëri do të ndjek dy specializime në fushën e psikiatrisë dhe neurologjisë.

Përndryshe Arbër Sejdiu është nip i ish- presidentit Fatmir Sejdiu.

Ne video nga minuta e 19 mund të shihni ndarjen e çmimit si studenti më i mirë dhe fjalimin e tij para studentëve.

Komentet
Top