Shtëpia shumëngjyrëshe – FOTO

0-150.jpg

Një grua amerikane është bërë shumë e famshme në Instagram falë mënyrës se si ka dekoruar shtëpinë e saj.

Amina Mucciolo ka gjithçka me ngjyra të ndezura: mobilje, veshje dhe ushqime.

34-vjeçarja e quan shtëpinë e saj “Toka e reve”. “Është shumë e rëndësishme për mua që vendi ku jetoj të reflektojë personalitetin tim dhe atë të bashkëshortit tim”, thotë Amina për “Daily Mail”.

“Doja që shtëpia ime të dukej si një instalacion arti dhe që të ndihem sikur gjithmonë është pranverë. Në pranverë unë ndihem shumë e lumtur”, shton 34-vjeçarja.

Komentet
Top