Shteti nuk e ka idenë se ekziston kopshti “Bleta” – VIDEO

17264306_1816197555297943_5865740974058438287_n-1.jpg

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ndonëse se ka hetuar në terren, nuk ka arritur të adresojë dhe hetojë kopshtin Bleta në lagjen Gazi Babë të Shkupit. Një kopsht i tillë i cili ditë më parë në rrjete sociale u denoncua për organizimin e aktiviteteve fetare, sipas ministrisë përkatëse nuk ekziston. Inspektorët e këtij dikasteri thonë se hetimet do të vazhdojnë.

Kopshti Bleta as nuk është gjetur. Hetimet e inspektoratit nuk kanë sjell si përfundim një kopsht të tillë edhe pse kishim informacione se ajo ekziston dhe funksionin. Por kjo nuk do të thotë se inspektorati nuk do të hetoj edhe më tej me qëllim parandalimin e një veprimi të tillë të jashtëligjshëm. Ai kopsht nuk është askund i regjistruar –deklaroi Jordanka Nikollovska, Inspektore për të drejtat e fëmijëve.

Kopshti Bleta nuk është i vetmi kopsht i cili përveç aktiviteteve edukative zbaton edhe mësim-besimin dhe aplikim e ritualeve për të vegjlit që e frekuentojnë atë. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka njohuri edhe për disa kopshte të tilla të cilat janë marr me aktivitete fetare nga religjione të ndryshme. Nikollovska thekson se edhe në këtë rast do të veprohet si në situatat e mëhershme.

Kemi pasur disa aksione për gjetjen e të ashtuquajturave institucione të jashtëligjshme për fëmijë. Janë ndërmarrë masa të menjëhershme për regjistrimin e tyre dhe futjen në sistem si dhe verifikimin e tyre. Veprimet e tilla ku fëmijët angazhohen jashtë dispozitave ligjore, përbëjnë vepër penale – u shpreh Jordanka Nikollovska, Inspektore për të drejtat e fëmijëve.

Neni 228 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve parashikon gjoba 500-1000 euro për persona fizik ose juridik nëse të njëjtit në institucione për edukimin e fëmijëve organizojnë aktivitete për ndikime politike apo fetare. Gjoba parashikohen edhe për personat përgjegjës dhe të punësuarit në të njëjtin institucion, respektivisht kopsht për fëmijë. Sipas ligjit në fjalë, neni 216 paragrafi 2, Inspektorati ndaj personit fizik apo juridik mund të procedojë edhe padi penale për kundërvajtje ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve

Gjobë prej 500-1000 euro për personat fizik ose juridik nëse për edukimin e fëmijëve organizojnë aktivitete për ndikime politike apo fetare.

Inspektorati ndaj personit fizik apo juridik mund të procedojë edhe padi penale për kundërvajtje ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Ditë më parë, në opinion u denoncua se në lagjen Gazi Babë të Shkupit, kopshti i quajtur Bleta i cili ekziston që nga viti 2014, përveç aktiviteteve edukative, fizike dhe zbavitëse, fëmijëve u mëson edhe rituale fetare, lutje, falje dhe këndim Kurani. Kopshti Bleta ka persona përgjegjës, të punësuar dhe hapësira për realizimin e aktiviteteve./Alsat

Komentet
Top