Si erdhi deri tek të shtënat me armë mbrëmë tek “Barcode” në Tetovë

10147.jpg

Mbrëmë 20 minuta pas mesnatës, ka ndodhur një incident i armatosur në një bar në Tetovë, ku si pasojë është plagosur me armë zjarri, një person, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“16.07, 20 minuta pas mesnatës përpara objektit hotelierik të locuar në rrugën “Dervish Cara” I.A. (1977) nga fshati Reçicë e Vogël, ka gjuajtur dy plumba dhe e ka lënduar M.A. (1982) nga fshati Gajre, duke i shkaktuar lëndime në anën e majtë të trupit”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësja e MPB-së, Natalia Spirova.

Siç shpjegon ajo, SPB Tetovë, ka dalë në vendngjarje, në bisedë me personin përgjegjës të objektit hotelierik mësojmë se mbrëmë në objekt ka pasur të organizuar muzikë të gjallë dhe rreth 20 minuta pas mesnatës, në objektin një grua ka filluar të thyej gota.

“Derisa, sigurimi ka ndërmarrë aktivitete që personat të largohen nga objekti, në atë moment është ngritur nga tavolina që të kontaktojë me sigurimin, duke u përleshur verbalisht, pastaj edhe fizikisht. Sigurimi e ka nxjerrë personin në fjalë jashtë objektit, ndërkaq në atë moment I.A. është rrëzuar në hapësirën e asfaltit, ndërkaq më pas është ngritur dhe është afruar te sigurimi dhe ka gjuajtur një plumb në ajër. Sigurimi ka tentuar që ta ndalojë personin I.A., por ai ka gjuajtur edhe një plumb duke e lënduar personin M.A., i cili ka qenë i dërguar në Qendrën Medicinale në Tetovë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore, M.A. është lëshuar në mjekim shtëpiak.”, shton Spirova.

Zyrtarët e policisë së uniformuar në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja nga plumbat e krisur dhe nga I.A. është marrë pistoleta model “57 TT Cërvena Zastava” kalibër 72 mm. I.A. është arrestuar në SPB Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet padi përkatëse. Rasti është kategorizuar si “tentativë për vrasje”.

Komentet
Top