Si krahasohet Tesla me gjigandët e industrisë së makinave? – FOTO

0-39.jpg

Në fillim të 2017-ës Tesla u bë prodhuesi i makinave me vlerën më të lartë duke lënë pas tre gjigandët Amerikanë, General Motors, Ford dhe Fiat Chrysler.

Siç demonstron grafiku i paraqitur, vlera e tregut të Tesla nuk tregon kapacitetet dhe fuqinë e vërtetë të kompanisë më tepër sesa atë që ajo mund të bëhet në të ardhmen.

Në gjysmën e parë të 2017-ës Tesla ka shitur vetëm 47,100 makina në mbarë botën. Ndërsa kjo vlerë është 60% më e lartë se një vit më parë, ende është shumë larg tre prodhuesve të mëdhenj.

Aktualisht Tesla po përgatitet për të shtuar kapacitetet prodhuese dhe Model 3 është makina e parë për masat e cila pritet të ndryshojë historinë e industrisë së autobilave elektrikë.

Sipas Elon Musk kompania e tij do të prodhojë deri në 20.000 makina në muaj pas Dhjetori dhe 500.000 në 2018.

Komentet
Top