Si të bëni detergjent me limonë

0-159.jpg

Si të prodhoni një detergjent shumë përdorimesh me limon duke e ruajtur edhe për disa muaj. Kjo recetë që ne propozojmë është e lehtë që të realizohet në një kohë të shkurtër dhe me përbërës 100% natyral. Me limonë, ujë, kripë dhe uthull, ju mund të bëni një detergjent fantastik, ku mund të lani pjatat, gotat, tiganët dhe të eliminoni aromat e pakëndshme të gatimit në duar apo në lavastovilje.

Përbërësit:

3 limonë

200 ml ujë

100 gr kripë

50 ml uthull e bardhë


Mënyra e përgatitjes

Për të përgatitur detergjentin shumë përdorimesh duhet të prisni limonët në copa të vogla, u fusni në frulator me pak ujë dhe përftoni një masë kremoze. Vendosini pastaj këtë masë në një tigan, shtoni ujin, kripën dhe udhullën. Lërini që të ziejnë këta përbërës për 10 minuta dhe më pas fikeni sobën. E fusni masën sërish në një frulator që të bëhet një masë homogjene. E fusni përzierjen në kavanoza qelqi dhe lërini që të ftohen. Më pas i ruani ata në frigorifer për disa muaj.

Si ta përdorni detergjentin?

Për të larë pjatat është e nevojshme që të që shtoni nga disa lugë nga masa e detergjentit në ujë të nxehtë. Nëse enët janë me shumë yndyrë, shtoni edhe ndonjë pikë detergjenti për enët, që ajo të zhduket totalisht. Për të eliminuar aromën e keqe ose për të ndriçuar tiganët, përdorni produktin pa I bërë asnjë lloj përzierje.

Komentet
Top