Si u nderua Rama nga kisha greke me urdhrin “Kryqtar” (VIDEO)

asdsdsdeeee.jpg

Gjatë vizitës që bëri në dhjetor të vitit 2015 në Izrael, kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim mjaft interesant në Patriarkanën e Jeruzalemit. Në atë kohë kreu i qeverisë publikoi vetëm disa foto nga takimi ndërsa shprehte kënaqësinë e pritjes nga Patriarku ortodoks Teofili III dhe Patriarku latin i Jeruzalemit Imz. Fuat Tëal.
Por në këto takime Rama mori edhe një nderim të veçantë. Ai u dekorua me Urdhrin e Kryqit të Lartë të Kalorësit të Varrit të Shenjtë. Dekorimi u bë i njohur që atë kohë ndërsa pamjet janë zbuluar vetëm tani.

Në fjalën e tij Fortlumturia e Tij, Theophilos III, Patriarku i Jeruzalemit tha se kishte qënë në Shqipëri më 2012 ndërkohë që foli me superlativa për kryepeshkopin Anastas Janullatos.
“Ne krenohemi për marrëdhënien tonë të ngushtë me Kishën Ortodokse të Shqipërisë dhe vëllain tonë, Kryepiskopi Anastas. Kisha Ortodokse është duke luajtur një rol jetik në promovimin e shoqërisë multi-kulturore dhe multi-fetare të vendit tuaj, dhe Kryepiskopi Anastas është thellësisht e përkushtuar për mirëqenien e Shqipërisë dhe të gjithë popujve të saj” , – tha Patriarku Theophilos III.
Në atë kohë Rama pati një debat të ashpër me kishën ortodokse në Shqipëri pas prishjes së një kishe në Dhërmi./lapsi

Komentet
Top