Silva arrin në Milano për testet mjekësore

auto_silva1497252855.jpg

Sulmuesi i Portos, Andre Silva, ndodhet në Milano për testet mjekësore para se të ndodhë transferimi për 38 milionë euro.

Gazzetta dello Sport bën të ditur se ai është parë në klinikën La Madonnina mëngjesin e të hënës.

Pasi të kryhen ekzaminimet pritet të ndodhë konfirmimi zyrtar i transferimit.

Silva thuhet se ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me klubin italian.

22-vjeçari do të bëhet transferi i katërt i Rossonerëve, pas Mateo Musacchio, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez

Komentet
Top