Skandal: Ministri Agim Nuhiu suspendon policin që e shpëtoi Selën

halimi.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka suspenduar nga puna policin Abdylfetah Alimi, i cili shpëtoi deputetin Ziadin Sela në sulmin e dhunshëm të huliganëve më 27 prill në Kuvend. Pjestari i drejtorisë së gjashtë është në mesin e pesë policëve të suspenduar si pjesë e sigurimit të Kuvendit. Përveç se është suspenduar nga puna, Abdylfetah Alimi edhe është rënduar me akuzën se kanë lejuar që huliganëve tu hapen dyert e Kuvendit. “Janë suspenduar vetëm pesë policët të cilët në momentin e hapjes së dyerve nga deputetët Kërste Mukovski dhe Vasilevski nuk e kanë penguar veprimin e tyre”, tha në emisionin e mbrëmshëm “Kod”. Nga ana tjetër, fajtori kryesor të cilin e pati akuzuar edhe vetë ministri Agim Nuhiu, shefi i sigurisë publike, Mitko Çavkov dhe shumë drejtues të lartë policor, përgjegjës për mosreagim më 27 prill kanë ngelur pa u suspenduar. Ndryshe, pjestari i sigurimit të Kuvendit, Abdylfetah Alimi, natën e 27 prillit kishte shpëtuar deputetin Ziadin Sela, duke e fshehur për orë të tëra atë në një zyrë ku edhe është kujdesur për sigurinë e tij. Gjatë asaj kohe edhe vetë Alimi kishte pësuar nga sulmi i huliganëve të cilën e kishin goditur fizikisht atë duke i shkaktuar edhe lëndime fizike.

Komentet

0 thoughts on “Skandal: Ministri Agim Nuhiu suspendon policin që e shpëtoi Selën”

  1. Gv says:

    Ej a e shifni ? Edhe kjo paska byth ej edhe kjo paska cica , Respekt por nuk i ka ma te mdhaja se bardhanja ( lopa ime ) me vjen keq !

Top