Skandal në Antalia: 4 turistët e rinj sulmohen seksualisht nga stafi i hotelit

auto_42933ECE00000578-0-image-a-23_15007142028461500792682.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Antalia të Turqisë, ku disa turistë janë sulmuar seksualisht nga stafi i një hoteli.

Katër të rinj britanikë, tre femra dhe një mashkull janë sulmuar seksualisht në një hotel të quajtur Savk në qytetin turistik në bregun e Mesdheut.

Ata kanë akuzuar policinë turke se kanë injoruar thirrjet e tyre për ndihmë, raporton “Daily Mail”.

Në disa deklarata për mediat britanike ata kanë rrëfyer se natën e tretë të qëndrimit, një nga vajzat nëntëmbëdhjetë vjeçare ishte sulmuar seksualisht nga një anëtar i stafit të hotelit.

Adoleshentët britanikë u shprehën gjithashtu se ishin sulmuar seksualisht dy herë brenda katër ditëve të qëndrimit në hotel.

Nga ana tjetër stafi i hotelit të Antalias reagoi duke thënë se 4 të rinjtë britanikë ishin në kërkim të seksit në grup dhe se ata ishin përgjegjësit e vetëm të ngjarjeve.

Komentet
Top