Skandal në Kumanovë: Podrumi i shkollës “Bajram Shabani” bëhet çerdhe prostitucioni?!

1-4.jpg

Ekipi i portalit Kumanovapress ka arritur të fotografojë një krevat në podrumin e shkollës fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, pas zërave nga të punësuarit se ky podrum ka shërbyer si çerdhe prostitucioni. Të punësuarit thonë se këtë çerdhe e ka krijuar ekonomi i shkollës.
Edhe pse shumë të punësuar, ndoshta edhe drejtori, kanë pasur informacione për këtë veprim të amoralshëm të ekonomit, të gjithë kanë heshtur, për shkak se flitet që vëllau i tij ka pozicion të fortë në BDI dhe është mik i Ali Ahmetit. Skandali ka plasur në opinion, në momentin kur vetë ekonomi ka filluar të lavdërohet se sa shumë femra ka dërguar në këtë podrum.
Opinioni shqiptar në Kumanovë është skandalizuar nga ky akt, që flitet se ka ndodhur në një shkollë ku mësojnë fëmijë që nga mosha gjashtë vjeçare. Prandaj kërkohet që Ministria e Arsimit dhe e Punëve të Brendshme të hetojë menjëherë këtë rast, për të mos lejuar që njerëz të pamoralshëm të dëmtojnë imazhin e kësaj shkolle, e cila është më prestigjiozja në arsimin fillor në Kumanovë. Poashtu kërkohet nga strukturat e BDI-së që të mos pengojnë hetimet eventuale policore lidhur me rastin në fjalë.

Komentet
Top