Skandaloze/Hiqet paraburgimi për Sead Koçanin

sead_kocan-750x406-640x346.jpg

Shfuqizohet paraburgimi për pronarin e kompanisë “TRANSMET”, Sead Koçan. Sipas informacioneve një vendim i tillë është marrë gjatë ditës së djeshme. Me këtë, anulohet urdhër arresti vendor dhe ai ndërkombëtar që policia e lëshoi për Koçanin, pothuajse 2 muaj më parë, pas arratisjes së biznesmenit. Sipas këtij vendimi, pritet që i dyshuari në rastin “Trust” të kthehet lirshëm në Maqedoni.

Ky zhvillim i ngjarjeve vjen pasi vetëm dy ditë më parë, Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale ngriu pronën dhe 3 llogaritë e pronarit të kompanisë “TRANSMET.” Avokati i të dyshuarit, Nikolla Dodevski, sot refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth llogarive të bllokuara të Koçanit.

Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Themelore për ngrirje të pronës? – Faleminderit për urimet e Ditës së Avokaturës, shihemi. Mirupafshim –u përgjigj avokati Nikolla Dodevski.

Por çfarë do të ndodh pas heqjes së paraburgimit të biznesmenit të dyshuar të Prokurorisë Speciale dhe çfarë do të ndodhë me pronën e ngrirë!?.

Për avokatin Davidoviq është e çuditshme, se kush e ka miratuar këtë vendim dhe mbi çfarë baze.

‘ Në qoftë se është shfuqizuar masa e paraburgimit, nuk ndikon në masat e ngrirjes së pronës, apo bllokimit të pronës së tij. Dhe këto janë lloje të ndryshme të sigurimit për prezencë të të akuzuarit, përkatësisht të të dyshuarit dhe tjetra është për sigurimin e pronës për kompensimin e dëmit eventual. Nuk ndikon njëra mbi tjetrën. Kjo do të thotë, nëse kjo është e vërtetë, se mund të mbrohet në liri dhe të kthehet nga udhëtimi i gjatë zyrtar. Është çështje tjetër se kush vendosi për një gjë të tillë, sepse ne e dimë se Specialja dorëzoi dokument me të cilin e tërhoqi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë,’ deklaroi avokati Zvonko Davidoviq.

Hetimi për rastin “Trust” i Prokurorisë Speciale bazohet në dy biseda të papublikuara dhe një bisedë të publikuar për biznes- marrëveshje në ELEM, të cilat publiku ka pasur mundësinë t’i dëgjojë.

Biznesmeni Koçan dyshohet se me dokumentacion të falsifikuar së bashku me “Sileks nemetali” dhe Vato kanë marrë tender shtetëror me vlerë prej 17 milionë eurove./Alsat M/

Komentet
Top