Skuadra angleze në bisedime me De Boer

AJax-coach-Frank-de-Boer.jpg

Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer është në bisedime me skuadrën angleze, Crystal Palace.

Sipas mediumit britanik Sky Sports, trajneri holandez mund të bëhet pasardhësi i Sam Allardyce në skuadrën e Palace.

Pas karrierës së tij ikonike si futbollistë, që e pa atë të luajë për Barcelonën, 47-vjeçari ka vazhduar të menaxhojë edhe skuadra si Ajaxin dhe Interin.

Ylli holandez, i cili erdhi në Ajax si një lojtar, gjithashtu filloi karrierën e tij të stërvitjeve në Arena Amsterdam pasi ai u emërua në një rol brenda akademisë së klubit.

De Boer la Interin këtë sezon pas një serie prej katër humbjeve, duke i lënë ata në vendin e 12-të në Serie A, pasi ata gjithashtu u lanë në vendin e fundit të grupit të tyre në Ligën e Evropës.

Komentet
Top