Sneijder kërkon të rikthehet në Serie A

auto_sneijder_1496988444-18777301496989726.jpg

Mesfushori holandez është duke shqyrtuar ofertat nga klube të shumta.

Wesley Sneijder po kërkohet nga disa skuadra, por ai pëlqen rikthimin në Serie A.

Siç njofton Sky Sport Italia, holandezi ka vendosur t’i japë fund qëndrimit të tij në Turqi te skuadra e Galatasarayit dhe shumë shpejt do ta prish kontratën me klubin nga Stambolli.

Prioritet i Sneijder është rikthimi në Serie A ku ai pëlqehet nga klube si Sampdoria, Fiorentina dhe Atalanta.

Madje ish-futbollisti i Interit, ka pasur negociata me Sampdorian por deri më tani nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me klubin nga Gjenova

Komentet
Top