Sneijder rikthehet në La Liga

auto_sneijder_1496988444-18777301496989726.jpg

Wesley Sneijder mund të rikthehet në La Liga gjatë kësaj vere.

Ylli holandez, Wesley Sneijder mund të largohet nga Galatasaray gjatë kësaj vere, edhe pse ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2018.

Sipas El Gol Digital, ish ylli i Interit kërkohet nga dy skuadra të La Ligas. Fjala është për Sevillan dhe Valencian.

Sneijder e njeh shumë mirë La Ligan pasi ishte pjesë e Real Madridit mes viteve 2007-2009. Ai me Los Blancos kishte luajtur 52 ndeshje derisa kishte shënuar 11 gola.

Por, përveç skuadrave nga La Liga, Sneijder kërkohet edhe nga klubi rus, Zenit Saint Petersburg.

Drejtimin e kësaj skuadre e ma marrë Roberto Mancini, i cili ka punuar me Sneijderin në Galatasaray.

Komentet
Top