Sociologët, për edukim adekuat të fëmijëve, jo kopshteve si “Bleta”

Ali-Pajaziti.jpg

Sociologët vlerësojnë se kopshtet për fëmijë si ai Bleta në lagjen Gazi Babë të Shkupit, para edukimit të fëmijëve në elementin religjioz, duhet të kenë parasysh dispozitat ligjore. Ata gjithashtu shtojnë se në këtë rast duhet pasur parasysh edhe mosha e mitur e fëmijëve dhe e drejta e tyre deri në formësim apo fazën para fillimit të pjekurisë. Sociologu Ali Pajaziti konsideron se në raste të tilla duhet të kihet kujdespër tre aspekte atë juridik, pedagogjik dhe social.

Në aspektin juridik, kopshti duhet që të funksionojë në kuadër të ministrisë përkatëse pra leje të institucionet. Formacioni pedagogjik nënkupton që të dihet se çfarë u ofrohet fëmijëve në bazë të moshës së tyre. Edukimi bazohet në disa parametra dhe paradigma dhe bazat thelbësore qofshin ato të religjionit ofrohen në moshat më të hershme duke filluar nga më e thjeshta drejtë më të ndërlikuarës – tha Ali Pajaziti, Sociolog.

Pajaziti shton më tej se njëra ndër arsyet pse një numër i prindërve ndërmarrin iniciativa për dërgimin e fëmijëve në kopshte ku mësohen edhe rituale fetare është edhe kriza etike dhe morale që ka depërtuar në shoqëri dhe nëpër institucionet arsimore.

Një aspekt tjetër i cili ka ndikuar në krijimin e këtyre kopshteve alternative është edhe kriza që shoqëria po e përjeton, posaçërisht kriza morale dhe etike dhe njerëzit i marrin masat që fëmijëve të tyre përveç edukatës laike apo shkollore tua mundësojmë një spektër të edukimin shpirtërorë dhe religjioz – deklaroi Ali Pajaziti, Sociolog.

Duke iu referuar aspektit sociologjik, Pajaziti konstaton se edukata fetare fillimisht është çështje e cila i takon familjes edhe atë pas moshës kur fëmijët arrijnë në periudhën kur mund t’i perceptojnë dallimet, të dinë të zgjedhin dhe të krijojnë bindjet e tyre. Në sistemin edukativo-arsimor çështja e religjiozit ligjërohet kryesisht pas moshës 11 vjeçare. Në Maqedoni nuk ekzistojnë paralele parashkollore dhe të shkollave fillore në të cilat mësohet mësim-besimi. Ndër vite praktika e mësim-besimit aplikohet kryesisht nëpër mejtepe dhe jashtë orarit të mësimit shkollor. Aty kryesisht mësohet alfabeti i gjuhës arabe, këndimi i Kuranit dhe ritualet e namazit.

Komentet
Top