Sondazhet LIVE: Vetëvendosje barazohet me koalicionin PAN

zgjedhjet-2017-640x413.jpg

Një numër i madh i mërgimtarëve kosovar nga vendet e BE-së dhe SHBA-ve ka arritur në Kosovës për tu ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Ndërkaq, rreth 15 mijë kosovar që jetojnë në vendet e tyre të perëndimit tashmë kanë kanë votuar për subjektin politik të preferuar, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas të gjitha sondazheve ky numër i madh i votuese kanë shprehur gatishmërinë për ta votuar lëvizjes Vetëvendosjes, e cila ka paraparë që të mobilizojë edhe fuqinë financiare të diasporës, por duke u siguruar që edhe ata të përfitojnë nga kthimi në investim.

Në programin e saj Vetëvendosje gjithashtu ka paraparë të rikthejë ofrimin e mësuesve të gjuhës shqipe në lokacionet ku diaspora është e përqëndruar, me qëllim që gjeneratat e reja të mos e harrojnë gjuhën amtare.

Agjencia e lajmeve INA, mëson se ka gjasa që votimi i madhë i diasporës të bëjë diferencën, duke I mundësuar Vetëvendosjes të del parti e para.

Ndërkohë, Instituti “Gani Bobi” ka realizuar një exit poll duke anketuar qytetarët që sapo kanë votuar, në të gjitha komunat e Kosovës, dhe rezultatet e para kanë nxjerrë koalicionin PDK-AAK-Nisma me 2 % para Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas këtij sondazhi, koalicioni PAN udhëheqë me 37% dhe pasohet nga VV me 35%, LDK me 20% si dhe partitë tjera 8%.

Deri në fund të ditës, pritet të ketë befasi të cilat do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Komentet
Top