Sot në rend dite shkarkimi i kryeprokurorit Publik Marko Zvërlevski – VIDEO

0-68.jpg

Kuvendi ka caktuar për sot shkarkimin e kryeprokurorit Publik Marko Zvërlevski. Për këtë pikë janë paraqitur për fjalë 81 deputetë dhe ministri i Drejtësisë.

Ndonëse pritej që debati për shkarkimin e Zvërlevskit të filloj nga dje, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi vendosi që seanca për këtë pikë të vazhdojë sot. Pikës për shkarkimin e Zvërlevskit i parapriu raporti vjetor i Avokatit të Popullit dhe kërkesa e tij për akte të përgjithshme në ligjin për Avokatin e Popullit. Zvarritja erdhi si pasojë e bllokadës nga VMRO-DPMNE e cila formoi 10 grupe parlamentare, ndërsa paraprakisht deputet e kësaj partie para formimit të grupeve, si deputet të pavarur ishin paraqitur pothuajse të gjithë për fjalime procedurale.

Pas shkarkimit të Zvërlevskit, pason shpallja e konkursit për Kryeprokuror Publik. VMRO-DPMNE-ja ditë më parë përmes propozimit për ndryshime në Ligjin për Prokuror Publik kërkoi që propozimi për këtë pozitë t’i takojë opozitës ndërsa i zgjedhuri të votohet me 2/3 e votave. Këto kërkesa të opozitës nuk kaluan si pasojë e mbivotimit nga ana e shumicës parlamentare.

Komentet
Top