Spalletti vendos për të ardhmen e Perisic

perisic-mancha-3-681x454.jpg

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka shpreh dëshirë ta mbaj në skuadër anësorin, Ivan Perisic.

Anësori nga Kroacia është duke u kërkuar me ngulmë nga klubi i Manchester Unitedit. Por, i sapo ardhuri nga Roma, Spalletti nuk e ka ndërmend ta lejoj aq lehtë largimin e tij.

Madje Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit e Interit që t’ia ofrojnë një kontratë të re kroatit.

“Unë do të fals për të gjithë dhe natyrisht për ata që janë të “hutuar” nuk do të ketë fjalë të ndryshme. Unë nuk e kam dëgjuar atë duke thënë se dëshiron largimin. Unë e dua atë të qëndroj dhe unë mbështetem tek ai. Ne jemi duke menduar për një kontratë të re”, ka thënë Spalletti pas fitores së parë si trajner i Neorazzureve.

Një transferim për Interin pritet të ndodh shumë shpejtë, pasi thuhet se Borja Valero është afër të nënshkruaj kontratë me klubin italian.

Komentet
Top